Hoti i reagon Abazit

Hoti i reagon Abazit

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti i është përgjigjur zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazi , i cili e akuzoi Hotin për prishjen e koalicionit qeverisës.

Hoti ka thënë se nuk ka faj për që u rrëzua qeveria, ai fajin ia hodhi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe vet Abazit.

“Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk i kam faj qe nuk zgjati qeverisja jone e perbashket dhe ai kete e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vete. Ndoshta tash i kane dhene detyre te me shaje mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyre me heret te shante Vetevendosjen e PDK-ne.Me kedo qe kam punuar edhe nje dite te vetme une mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po me le hapesire per kete.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje, Hoti ka thënë se ndihet i lumtur që Abazi nuk është pranuar në LDK në vitin 2018.

“Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik.
Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig.Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet.”, ka përfunduar Hoti.

Mbrëmë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa për votuan 82 deputetë, kundër 32 dhe 2 abstenime. Pas rrëzimit të Qeverisë, Kurti e shkarkoi nga detyra Avdullah Hotin./21Media