Hoti flet për krijimin e Qeverisë

Hoti flet për krijimin e Qeverisë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-ALTERNATIVA, Avdullah Hoti foli rreth krijimit të Qeverisë duke akuzuar PAN-in se nuk i ka numrat.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook tha se “as militantët e tyre nuk po i besojnë se i kanë numrat për krijimin e Qeverisë”, shkruan rtv21.tv

“Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret. Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre”, ka shkruar Hoti.

Hoti tha se matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Sipas tij ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin.

“LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të deshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë”, ka përfunduar Hoti shkrimin e tij./21Media