Hoti: Premtimet tona bazohen në analiza ekonomike

Hoti ka premtuar se do të dyfishojë buxhetin e Komunës së Lipjanit

Kandidati për kryeministër të Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa ka zhvilluar një takim me simpatizantë në Lipjan.

Me këtë rast Hoti është shprehur i bindur në fitoren e koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa.

Hoti ka premtuar se do të dyfishojë buxhetin e Komunës së Lipjanit duke u zotuar se këto nuk janë vetëm premtime por analiza e ekonomike.

“Këto premtime janë të bazuara në analiza ekonomike; nuk janë vetëm fjalë”, tha Hoti, i cili ndër të tjerash lavdëroi edhe punën e shefit të tij të deritanishëm, Isa Mustafa.

Bashkë me Hotin dhe Mustafën, prezentë ishin edhe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku

Back to top button