Hoti premton funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

Hoti po ashtu ka premtuar rritje të pensioneve

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, sot kanë mbajtur tubim zgjedhor në Gjakovës, ku i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti, u ka premtuar gjakovarëve se me qeverisjen e tij do të funksionalizohet, aeroporti i Gjakovës.

Hoti u tha gjakovarëve se katër vite të jetës së tij i kishte kaluar në Gjakovë dhe se e ka shumë për zemër. Ai ka premtuar subvencione për bujqit dhe funksionimin e aeroportit të Gjakovës.

Ai po ashtu ka premtuar rritje të pensioneve duke thënë se për këtë tashëm kanë dhen dëshmi me qeverisje të deritanishëm.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni i LDK-AKR-Alternativa, përbëhet nga njerëz profesionistë, ekspert, ndërsa për rivalët politikë tha se ka shkelës të ligjit.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli shpreson se do t’iu rregullohet statusi i ndërmarrjeve të Gjakovës. E po ashtu tha se ka ardhur koha që Kosova do të udhëheqtë nga njerëz të dinjitetshëm, e të largohen ata që e kanë dhunuar Kosovës.

Ndërsa, kryetarja e Gjakovës njëherëit edhe kryetare e Alternatives, ka thënë se Kosova ndër vite është skalitur dhe se gjakovarët asnjë herë nuk janë kursyer për të bërë ndryshimin.

Ndërsa Luan Gola, kryetra i degës së LDK-së në Gjakovë, ka thënë se këtë herë në zgjedhjet e jashtëzakonshme është ndarë skena politike dhe se gjakovarët tashmë kanë vendosur ta mbështesin koalicionin LDK-AKR-Alternativa , këtë ai e ka bazuar edhe me udhëheqjen e kryetares së Gjakovës, njeherit edhe kryetares së Alternativës, duke thënë se ajo ka arritur të udhëheqë në një vend ku ka pasur vetëm krim./21Media

Back to top button