“Komuna e Prishtinës në 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale"

“Komuna e Prishtinës në 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale”

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23. 3 milionë euro. Ai ka shtuar se kjo komunë në vitin 2018 ka shpenzuar vetëm 43% të mjeteve për investimet kapitale.

Sipas Hotit kjo ka ndodhur për shkak të dembelisë dhe mosdijes së udhëheqësisë së komunës së Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës në 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale, që është niveli më i ultë i realizimit të projekteve kapitale krahasuar me të gjitha komunat e Kosovës.
Si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës për të kryer projektet kapitale, Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milion euro.
Prej tyre, 9.5 mil euro janë mjete që nuk janë shpenzuar që nga viti 2017, dhe 13.8 mil euro nga viti 2018.
Sa parqe, rrugë e ndriqim do të ishin kryer me 23.3 mil euro? Sa shkolla do të ishin pajisur me kabinete për punë praktike për nxënës? Sa drunjë do të ishin mbjellë? Sa parkingje do të ishin ndërtuar?
(Këto të dhëna janë nga raporti financiar për 2018 i Qeverisë së Kosovës)”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media