Hoti, sot gjatë seanës plenare përmendi disa "gabime" të Qeverisë

Hoti, sot gjatë seanës plenare përmendi disa “gabime” të Qeverisë

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me pikën e dytë të rendit të ditës, raportimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për 100 ditëshin e Qeverisë. Kjo kërkesë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti tha se koalicioni qeveritar ka filluar me premtime të mëdha por nuk ka bërë asgjë.

Hoti ka përmendur disa nga vendimet e “gabuara” të Qeverisë siç është shpronësimi i Hades, rritja e pagave, greva në arsim, tentimi për shfuqizim të Gjykatës Speciale, etj.

Ai tha se Qeveria ka pasur premtime të mëdha e punët sipas tij janë zero.

“Asnjëherë prej pasluftës nuk ka pasur më shumë mllef ndër qytetarët… Ftoj të bëhemi të gjithë bashkë të marrim disa vendime të mëdha siç është ratifikimi i demarkacionit dhe ta rrëzojmë këtë qeveri… të bëhemi bashkë që ta kthejmë normalitetin në vend”, tha Hoti.