Hoti: Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë ruse

Hoti tha se Haradinaj i ka votat e mjaftueshme për krijimin e Qeverisë

Rexhep Hoti, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në një intervistë ekskluzive për RTV 21 ka folur për krijimin e Qeverisë.

Hoti thotë se kandidati i koalicionit PAN për kryeministër Ramush Haradinaj i ka votat e mjaftueshme për krijimin e Qeverisë, shkruan rtv21.tv

“Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë ruse, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të dhunuesve, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të fundamentalizëve radikal të cilët edhe atdheun e kanë vënë si një copë leckë për ta shitur, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të korruptuar dhe kriminalizuar, Qeveria e ardhshme do të ndërtohet me votë të ministrave të pastër të cilët janë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha mes tjerash Hoti.

Hoti po ashtu tha se ata që kanë mendu se mund të marrin votë me ndimën e rusëve kanë gabuar, duke mos treguar se për kënd saktësisht e ka fjalën./21Media

 

Back to top button