LDK kërkon nga Haradinaj të sqarojë arsyet

LDK kërkon nga Haradinaj të sqarojë arsyet

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj të tregoi arsyen se pse është rikthyer kushti për luftimin e korrupsionit në listën për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se pas takimit të tyre me përfaqësuesit e OSBE-së, përfaqësuesve të këtij subjekti iu është thënë se është kthyer çështja e luftimit të korrupsionit.

Hoti përmendi 94 kriteret që ka pas Qeveria e kaluar, janë plotësuar 93, me përjashtim demarkacionit./21Media