Hoti reagon pas video-mesazhit të Kurtit

Në dorë të kujt është marrëveshja

Avdullah Hoti nga LDK-ja ka reaguar pas video-mesazhit të liderit të VV-së Albin Kurti duke përsëritur se arritja e marrëveshjes është në dorën e VV-së ndërsa shtoi se ende janë të hapur për marrëveshje, shkruan rtv21.tv.

“Arritja e marrëveshjes është në dorën e VV-së. Pavarësisht veprimit të njëanshëm më 26 dhjetor 2019, si dhe letrës së gjatë me cilësime të pavend e të panevojshme që pranuam në javën që shkoi, ne ende mbesim të hapur për marrëveshje”, ka thënë Hoti.

Nënëkryetari i LDK-së u shpreh se VV-ja duhet të marr përsipër krijimin e institucioneve.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë për të punuar së bashku. Ne kemi negociuar me ta një program qeverisës për tri javë rresht. Ne kemi bërë tri kompromise për të arritur marrëveshje. Tani është në dorën e tyre” shtoi Hoti.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se nesër në orën 14:00 do të mbledhë Kryesinë e partisë.

Në anën tjetër, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se tani është radha që Lidhja Demokratike e Kosovës, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin./21Media

Back to top button