Hoti reagon për 180 mijë eurot që Qeveria i ndau për një film

Kjo shumë e parave u nda nga rezervat shtetërore

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje  për ndarjen e 180 mijë eurove që i ka bërë Qeveria e Kosovës nga rezervat e shtetit për një film.

Hoti nuk i nuk i jep vetes të drejtën të vlerësojë rëndësinë e këtij filmi, por thotë se ekziston Qendra Kinematografike e Kosovës për këtë çështje.

Fjalë bëhet për ‘Iliria Film’, që ka parashtruar kërkesë në Ministrinë e Kulturës, për realizimin e filmit artistik ‘Lojë Jete’, koproduksion Kosovë- SHBA. E që për këtë ka kërkuar mjete financiare në vlerë 180 mijë euro.

“Me 12 shkurt 2019, Qeveria e PAN-it ndan 180 mije euro nga rezervat shteterore per nje film. Nuk i jap vetes te drejte te vleresoj rendesine e ketij filmi. Mund te jete i rendesishem per te dokumentuar te kaluaren e hidhur te popullit te Kosoves. Por, ekziston ekziston Qendra Kinematografike e Kosoves qe sipas ligjit “është institucion publik qëndror për kinematografi me qëllim realizimin e politikave kinematografike për interesin publik dhe cdo vit organizon thirrje për subvencionimin e projekteve filmike.” Ne mbledhje te Qeverise duket nuk kane qene ne dijeni per kete vendim as zv.ministrja e Kultures qe ishte prezente”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Në fund Hoti ka shkruar se është Ligji per financat publike që i percakton qarte rastet kur ndahen mjete nga rezervat. /21Media 

 

Back to top button