Sonte në DebatPernime u diskutua për ekonominë dhe financat e Kosovës

Sonte në DebatPernime u diskutua për ekonominë dhe financat e Kosovës

Të ftuar kësaj here ishin ish ministrat Bedri Hamza, Avdullah Hoti dhe Valdrin Lluka, si dhe Hekuran Murati i ish anëtar i Shoqërisë Civile, tani pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Avdullah Hoti, deklaroi se ai gjatë mandatit të tij krenohet me një disciplinë të financave publike, duke deklaruar se nuk ka pasur ndonjë zyrtar publik përfshirë këtu edhe ministrat që ka pasur mundësi t’i fusë duart në buxhetin e shtetit jashtë ligjit, shkruan rtv21.tv.

“I kemi menaxhuar mirë shpenzimet publike kemi rritur të hyrat, kemi krijuar rritje në ATK, në Doganat e Kosovës, i kemi stabilizuar shërbimet rrjedhëse. Atë që kemi bërë ne është se ne e kemi përshkallëzuar TVSH, për të gjitha mallrat e shërbimeve të konsumatorit.”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka shtuar që me masat e ndërmarra nga ministria e tij, punësimi është rritur për 11%.

“Kemi vendosur rregullën për rritjen e pagave në sektorin publik. Kjo ka ndikuar që në vitin 2016 si rezultat i politikave fiskale, kemi pasur 11% rritje të punësimit.”, ka theksuar Hoti.

Ai megjithatë ka deklaruar se ka disa çështje që nuk janë dërguar deri në fund./21Media