Hoti: Thaçi e Veseli po japin vlerësime kontraverse për dialogun

Hoti tha se edhe me gjithë këto paqartësi, po akuzohet opozita

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ekipi negociator po japin vlerësime kontraverse lidhur me dialogun. Sipas tij, me gjithë këto paqartësi, prapë po akuzohet opozita.

“Ekipi negociator ‘dekorues’, Presidenti e Kryeparlamentari japin vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë që po e brengosin çdo qytetar.

– Njëri thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, tjetri se do të bashkohet Lugina e Preshevës.
– Njëri thotë se do të ketë shkëmbim të territoreve, e tjetri se do të respektohet Kushtetuta.
– Njëri thotë se nuk do të humbim asgjë, e tjetri thotë marrëveshja do të jetë e dhimbshme.
– Njëri thotë se në fund vendos Kuvendi, e tjetri thotë se vendoset me referendum. Dhe me gjithë këto paqartësi, hile e përçarje, prapë akuzohet opozita se duke mos qenë pjesë e kësaj maskarade politike po e dobësuaka unitetin tonë në përballjen me Serbinë.”, ka shkruar Hoti.

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, janë takuar të martën me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në një prononcim për media bashkë-kryesuesi i delegacionit, Shpend Ahmeti tha se ata i bënë të qartë Mogherinit cili është roli i këtij delegacioni dhe siç tha ai, i shpreh gatishmërinë të diskutojmë temat e hapura me Serbinë./21Media

Back to top button