Sipas Hotit opozita sot është e unifikuar

Sipas Hotit opozita sot është e unifikuar

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka përsëritur thirrjen që presidentit i Kosovës, Hashim Thaçit t’i ndalohet nga Kuvendi të dialogojë me Serbinë për çështje të territorit, meqë ai nuk e ka këtë mandat.

“Askush nuk ka mandat te dialogoje për territorin e Kosovës, ndërkaq Thaçi nuk ka mandat as te zhvilloje dialog me Serbinë. Ai duhet te ndalet nga Kuvendi ose nga qytetaret kundër këtyre skemave për te minuar shtetësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij “Facebook”.

Sipas Avdullah Hotit kryeministri e ka sjellë Kosovën në pozitën më të keqe në marrëdhëniet me jashtë.

“Një kryeministër i dobët politikisht, qe merret vetëm me pune te brendshme për interesa te ngushta politike dhe me popullizem te dëmshëm për stabilitetin ekonomik dhe social te vendit, e ka sjelle Kosovën ne pozitën me te keqe ne marrëdhëniet me jashtë ne dhjete vite si shtet i pavarur. Skena politike duhet te jete e unifikuar ne veprime, e jo vetëm ne deklarime, për ta ndalur Thaçin te hyje ne pazare për Kosovën. Opozita sot është e unifikuar ne veprime. AAK dhe Nisma duhet te tregojnë vendosmëri për ta ndalur Thanin përmes Kuvendit duke e mbështetur rezolutën e opozitës. Ndryshe qytetaret do ta ndalin atë përmes shprehjes se refuzimit masiv, por atëherë AAK dhe Nisma do te bartin pergjegjesine para qytetareve njësoj sikurse PDK.”, ka shkruar tutje Hoti./21Media