Hoti kërkon vend edhe për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Bujqësisë

Hoti kërkon vend edhe për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Bujqësisë

Zhvendosja e Presidencës në zyrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë, pa u bërë zgjidhje për vendosjen e qindra punëtorëve të këtyre dy ministrive në një objekt publik ku nuk paguhet qira, nënkupton rritje të shpenzimeve qeveritare për qira. Kështu ka deklaruar ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

Hoti ka thënë se është e natyrshme që Presidenca të jetë e vendosur në një objekt më reprezentativ dhe më të përshtatshëm, siç është objekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë. Megjithatë, sipas tij duhet të sigurohet vendi edhe për dy ministritë.

“Por, kjo duhet të ndodhë krahas ndërtimit të objektit ose gjetjes të zgjidhjes për akomodim të dy Minsitrive. Përndryshe, do të rriten shpenzimet për qira për qindra mijëra euro në vit, të cilat edhe tash janë të larta”, ka shkruar tutje Hoti.

Ai në fund u shpreh se s’mund të rritet “komoditeti i zyrtarëve publik në kurriz të shpenzimeve publike”./21Media