Mbi 40 milionë përdorues mujor

Mbi 40 milionë përdorues mujor

Përpjekja e pashpresë për ta renovuar shtëpinë në Kaliforni, nxiti një çift që të fillojnë një biznes, përmes të cilit do t’iu ndihmojnë të tjerëve të parandalojnë shqetësimet e shumta.

Adi Tatarko dhe Alon Cohen, çift nga Izraeli, kuptuan që procesi i renovimit të shtëpisë së tyre në Palo Alto, ishte më i vështirë sesa që e kishin menduar.

“Ne patëm një kohë të vështirë deri sa i gjetëm disa burime dhe inspirime që do të na ndihmonin për të krijuar një ide për shtëpinë tonë dhe të gjenim profesionistët e duhur, për ta bërë vizionin tonë një realitet”, tha Tatarko, themelues i kompanisë, transmeton CCNMoney.

Ky çift që gjithmonë e deshën dizajnin e brendshëm, ishin inspiruar për të krijuar një platformë online, që do të ndihmonte që shtëpitë të renovoheshin më lehtë.  Atë vit, ata krijuan Houzz, që i lidh të gjithë përdoruesit më profesionistë, si dizajnerët e interiorit dhe arkitektët.

Sot, ky sajt ka më shumë se 40 milionë përdorues mujor, bazuar në të dhënat e krijuesve.

Një vit pas lansimit të aplikacionit Houzz, Tatarko dhe Cohen i lëshuan vendet e tyre të punës, për t’u  marrë me biznesin gjithë kohën. Cohen e kodoi versionin e parë të këtij sajti. /21Media