Hoxha: Gruaja Demokratike e përkushtuar për Fillimin e Ri

Hoxha: PDK do të angazhoj gratë në vendimmarrje

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, së bashku me kandidatet për deputete nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, e Blerta Deliu-Kodra, kanë zhvilluar takime me Degët e Gruas Demokratike të PDK-së, në Han të Elezit dhe Kaçanik, ku është diskutuar rreth platformës politike, Fillimi i Ri.

Hoxha, ka thënë se Gruaja Demokratike e Kosovës, ka qenë, është dhe mbetet shumë aktive dhe e përkushtuar për Fillimin e Ri, që pas 11 qershorit, të marrë përgjegjësi dhe obligime të cilat ri konfirmojnë angazhimin për fuqizimin e gruas, duke votuar dhe duke përkrahur PDK-në.

Ajo ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, që çështjen e gruas e ka vënë prioritet dhe kështu, ka dëshmuar se lidershipi i PDK-së, pas fitores historike, do të angazhoj fuqishëm gruan në të gjitha nivelet e vendimmarrjes./21Media

Back to top button