Reagimi i ministres pas vrasjes në Prizren

Reagimi i ministres pas vrasjes në Prizren

Ministrja në largim e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se është koha e fundit që institucionet përgjegjëse të marrin masa për vrasjet e grave në Kosovë.

Hoxha theksoi se ngritja dorë kundër gruas nuk ka qenë, nuk është dhe as nuk do të jetë trimëri.

Hoxha këto reagime i bëri pasi një 61 vjeçar ka vrarë gruan e tij në Prizren mëngjesin e sotëm.

Mbrëmë, edhe një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Ngritja dorë kundër gruas, kurrë as ka qenë, as është as do të jetë trimëri. Pikëllim, tronditje. Ngushëllime për familjarët dhe të gjithë ata që këtë krim e përjetojnë si trishtues! Është koha e fundit që institucionet përgjegjëse të marrin masa që kjo dukuri e tmerrshme të mos përsëritet”, shkroi Hoxha në Facebook.

Ndryshe, vetëm për 24 orët e fundit në Polici janë raportuar 6 raste të dhunës në familje nga viktimat gra./21Media