Hoxha ka thënë se Prokuroria është duke vazhduar hetimet rreth këtij rasti

Hoxha ka thënë se Prokuroria është duke vazhduar hetimet rreth këtij rasti

Ende nuk ka ndonjë raport final pas autopsisë për rastin e vdekjes së Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, por siq tha ministria e Drejtësisë Dhurata Hoxha opinoni do të informohet për të gjitha shkaqet e vdekjes së tij.

Hoxha ka thënë se qutopsia ka përfunduar dje dhe raportet shumë shpejt do të dalin

“Duhet të kuptoni që autopsia është një proces që merr kohë dhe rezultatet do të publikohen posa të jenë gati. Gjithashtu prokuroria është duke i zhvilluar hetimet . Dua të theksoi se Shërbimi Korrektues i Kosovës është një agjencion i pavarur që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, por gjithashtu edhe trajtimi mjekësor apo Departamenti i Shëndetësisë në burgje është një departament që vepron me kompetenca ekskluzive vetëm nga Ministria e Shëndetësisë… Hetimet janë duke vazhduar dhe besoj që me kohë do të informoheni mbi të gjitha. Autopsia ka përfunduar dje dhe raportet shumë shpejt do të dalin”, theksoi ministrja Hoxha pas raportimit në Komisionin Parlamentar për MSA.

Ajo shtoi se kanë për synim përmirësimin e kushteve nëpër burgjet e Kosovës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Hoxha ka përmendur se janë afër finalizimit të strategjisë për ekzekutimin e sanksioneve penale.