Hoxha: U desht me shku kryeministri në Cannes me i tregu të huajt për sukseset e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti i cili gjatë qëndrimit në festivalin e Cannes në Francë tha se të gjithë të pranishmit që i ka takuar kishin njohuri për kinematografinë kosovare dhe Kosovën si shtet.
Në llogarinë e saj në Facebook, Hoxha ka shkruar se Kosova që nga koha e ish ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi merr pjesë edhe në Bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës siç është Bienalja e Venedikut.
Tutje, ajo ka thënë se “kryeministrit ka me i ra hala me u mburrë me punët e mëdha që janë kry kur ai e shihte krejt zi Kosovën”./21Media

Back to top button