Hoxhaj, vitin 2019 e sheh si një mundësi të madhe për të arritur marrëveshje

Hoxhaj, vitin 2019 e sheh si një mundësi të madhe për të arritur marrëveshje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se viti 2019 është një mundësi e madhe për të arritur marrëveshjen me Serbinë, por edhe një shans e humbur, në rast se Samiti i Parisit nuk i projekton parimet, pritjet dhe parametrat e qartë rreth dialogut.

Këto deklerata Hoxhaj i ka dhënë në takimin me një grup vijuesish të Akademisë Diplomatike të Vjenës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

“Theksova se Kosova është e interesuar dhe e përgatitur për të arritur një marrëveshje dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet një bashkëveprimi të SHBA-së dhe BE-së. Por fare lehtë, kjo mundësi e madhe e këtij viti mund të kthehet edhe në një zhgënjim të madh. Vetëm me një agjendë të mirëfilltë përmbajtësore dhe kohore e bën 2019-ën mundësi për marrëveshje por në të kundërtën një vit të dështimit. Kosova, falë edhe mbështetjes së miqve ka arritur të forcoj vazhdimisht shtendërtimin e brendshem dhe të zgjeroj sovranitetin e Kosovës duke u integruar në shoqërinë ndërkombëtare.”, ka deklaruar Hoxhaj.

Takimi bilateral i Parisit do të mbahet më 1 korrik./21Media