Hoxhaj: Është momenti i fundit për LDK-në që të këndellet nga gjumi…

“LDK synon të thirret në trashëgiminë e saj rugoviane e herë të sillet si ekstreme duke i ngjarë VV-së”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj iu është përgjigjur qëndrimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, i cili akuzonte që Kadri Veseli me PDK-në janë duke bërë fushatë kundër LDK-së.

Sipas Hoxhaj, asnjëherë nuk është vonë që LDK-ja të jap kontributin e saj për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës.” Është momenti i fundit për LDK-në që të këndellet nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë dhe të mos i përsërisë gabimet e së kaluarës, duke qenë në bisht të proceseve politike dhe historike.”, ka deklaruar Hoxhaj në një status të publikuar në Facebook.

Zëvendëskryeministri më tutje ka thënë që dëshiron të besojë që brenda LDK-së ka vullnet, dije dhe guxim për të vepruar në interes të vendit duke u bërë bashkë që të merren me Serbinë dhe jo me njëri-tjetrin. Por, sipas Hoxhajt LDK-ja nuk ka një mendim të prerë dhe të vendosur për asgjë.

Në fund të deklaratës së tij, Enver Hoxhaj ka thënë që LDK-ja herë synon të thirret në trashëgiminë e saj rugoviane e herë të sillet si ekstreme duke i ngjarë Vetvendosjes./21Media

Back to top button