Hoxhaj raportoi për zbatimin e MSA-së

Hoxhaj raportoi për zbatimin e MSA-së

Pas raportimit në Komisionin për Stabilizim Asociim, Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, tha se informoi anëtarët e këtij komisioni rreth zbatim të MSA-së. Po ashtu rreth Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Për Asociacionin, Hoxhaj deklaroi se sa më herët që kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të vendosin në agjendë për procedim në Kuvend aq më mirë.

Minsitri Enver Hoxhaj komentoi edhe zgjedhjet serbe dhe zgjedhjen e Vuçiqit duke thënë se është temë e brendshme e tyre dhe se çdo zgjedhje e çdokujt që ofron stabilitet në rajon është në interes të rajonit. “Biseduam edhe për rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi, por edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe çështje të tjera”, tha Hoxhaj. Këtyre çasteve para këtij komisioni po raporton edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala./21Media