Hoxha: Ky do të jetë takim multilateral dhe në këso takime nuk mund të ketë marrëveshje

Hoxha: Ky do të jetë takim multilateral dhe në këso takime nuk mund të ketë marrëveshje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar rreth samitit të Berlinit, ku të pranishëm do të jenë krerët e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.

Hoxhaj ka deklaruar se ky do të jetë një takim multilateral, ku do të marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në këso takime nuk mund të ketë marrëveshje. Sipas tij, në këtë takim mund të ketë mesazhe, por jo edhe marrrëveshje.

Kryeministri Ramush Haradinaj, samitin e Berlinit e sheh si mundësi të avansimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë. Dje, Haradinaj ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë duhet të bëhet vetëm me njohje reciproke dhe me rivendosjen e raporteve ekonomike.

Nën patronatin e Merkelit e Makronit, më 29 prill do të zhvillohet samiti i Berlinit, ku do të propozohet një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë. Në Berlin janë ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vetëm Kosova e Serbia do të përfaqësohen nga kryeministrat dhe nga presidentët./21Media