Hoxhaj i trishtuar nga ngjarja në Manchester

Hoxhaj ngushëllon popullin britanik

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Manchester.

Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka shprehur pikëllimin e thellë për ngjarjen tragjike. Ai ka thënë se mendimet e popullit të Kosovës janë me popullin britanik dhe familjet e viktimave.
“Të trishtuar nga ngjarje tragjike në #Manchester. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe njerëzve të #UK”, tha ai.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mbrëmë në orën 22:35 pas një koncerti ku la të vdekur 22 persona dhe 59 të tjerë të plagosur./21Media

Back to top button