I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj

Madhësia e Qeverisë dhe numri i këshilltarëve u kritikua shumë kohëve të fundit, pasi u kuptua që vetëm kryeministri ka 35 këshilltarë.

ZV/kryeministri Enver Hoxhaj, deklaroi se Qeveria është e madhe dhe ai kërkon një ligj që e rregullon Qeverinë dhe përbërjen e saj duke kufizuar numrin e ministrive, shkruan rtv21.tv.

Mendimi i Hoxhajt është që në të ardhmen të kemi vetëm 10 ministri, pasi numri i tyre është rritur si shkas i zbatimit të pakos së Ahtisarit, e ne duhet të mësojmë edhe nga vendet e rajonit e të zvogëlojmë numrin e ministrive, e një numër të tyre t’i shkrijmë ministritë me njëra tjetrën, pasi kemi ministri që kryejnë punë të ngjashme, por edhe ministri që janë të fokusuara vetëm në një punë./21Media