"Pa njohje të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë,  s’mund të ketë paqe"

“Pa njohje të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë,  s’mund të ketë paqe”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq. Hoxhaj një postim në Twitter ka apeluar se marrëveshja ligjore ndërmjet dy shteteve duhet nënshkruar. Sipas tij nuk mund të ketë qetësi në Ballkan pa pasur njohje të ndërsjelltë.

“S’mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor pa pasur njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e detyrueshme ligjore duhet nënshkruar.

Deklarata si këto tentojnë ta manipulojnë realitetin duke prodhuar lajme të rrejshme”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndryshe sot kryeministrja e Serbisë, Brnabiq ka deklaruar se asaj  presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, i ka thënë se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian./21Media

Kryeministrja e Serbisë: Serbia në BE, pa njohjen e Kosovës