Hoxhaj përgënjeshtron lajmin e publikuar nga mediat serbe

Hoxhaj përgënjeshtron lajmin e publikuar nga mediat serbe

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në mediat serbe në lidhje me gjoja intervenim të mundshëm të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

“Mediat serbe po e vazhdojnë manipulimin e publikut me lajme të rrejshme në lidhje me Kosovën. Lajmi i publikuar sot nga një portal i cili njihet për tendencën e manipulimit dhe lajmeve të rrejshme, për gjoja intervenim të Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, është lajm i rrejshëm dhe qëllim keq, që synon të nxisë tensione në veri të Kosovës”, thuhet në postimin e Hoxhajt në Facebook.

Më tej zëvendëskryeministri ka thënë se policia e Kosovës është institucion me përbërje multietnike dhe është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se këtë e ka dëshmuar edhe vlerësimi ndërkombëtar si policia më profesionale në rajon./21Media