Dialogu Kosovë-Serbi

Dialogu Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

Hoxhaj, përmes një shkrimi i rrjetin social Twitter, ka thënë se e mirëpret deklaratën e Pompeo-s lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

E mirëpres deklaratën e Sekretarit Pompeo për dialogun Kosovë-Serbi. Marrëveshja për normalizimin përfundimtar duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë si mjeti i vetëm për të dy vendet për të prosperuar dhe përshpejtuar rrugën e tyre të integrimit BE”, ka shkruar Hoxhaj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.

Pompeo këto komente i bëri pas një takimi në New York me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media