Hoxhaj thumbon Pacollin

Hoxhaj thumbon Pacollin

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka fajësuar ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behjgjet Pacollin për situatën aktuale në politikën e jashtme.

Ai ka thënë se Pacolli me paaftësinë e tij ka ndikuar që të vihet në pikëpyetje njohja e Kosovës nga disa shtete. Sipas Hoxhaj nga mosdija e Pacollit ka bërë të realizueshme fushatën e Serbisë.

“Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme. Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës. Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje. Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Enver Hoxhaj ka qenë ministër i Punëve të Jashtme gjatë viteve 2011- 2014, si dhe nga muaji maj i vitit 2016 deri në muajin gusht të vitit 2017./21Media