Hoxhaj: Ndarja e korrigjimi i kufijve nuk janë në tavolinë!

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj

Ndarja e Kosovës apo korrigjimi i kufijve për një kohë ishte temë shumë e përfolur dhe e kritikuar, një gjë që ishte propozuar nga presidenti Hashim Thaçi.

Zv.kryeministri Enver Hoxhaj i pyetur për këto opsione, ka deklaruar se ndarja e Kosovës, si dhe korrigjimi i kufijve nuk janë në tavolinë dhe kjo nuk është një opsion, shkruan rtv21.tv.

Ai thekson se në takimin me zonjën Mogherini nuk është ngritur një temë e tillë. dhe aktualisht nuk është një opsion i mundshëm, ajo çfarë duhet të arrihet sipas tij është një marrëveshje që përmbyll shtet ndërtimin e Kosovës me këtë territor e më këta kufij./21Media

Back to top button