Sipas Hoxhes koaliconi PAN i ka numrat për formimin e qeverisë

Sipas Hoxhes koaliconi PAN i ka numrat për formimin e qeverisë

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar takimin që sipas tyre ka qenë një takim i zakonshëm.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se ishte një mbledhje e zakonshme që mbahet çdo javë e që kësaj radhe e kishin mbajtur ditën e hënë.

Hoxhaj ka përsëritur edhe një herë, se i kanë numrat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë.

“I kemi numrat për krijimin e qeverisë dhe tani po presim thirrjen e seancës konstituive e cila nuk e di se a do te mbahet këtë javë apo tjetrën. Por ajo çfarë dua të them është se ne në seancë shkojmë me numra për krijimin e qeverisë”, tha Hoxhaj.