Hoxhaj ngushëllon familjet e viktimave

Ai tha se Kosova qënron pranë popullit të Britanisë së Madhe

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmet e mbrëmshme në Londër ku humbën jetën shtatë persona dhe rreth 50 të tjerë mbetën të plagosur, duke shprehur ngushëllime popullit britanik.

Hoxhaj tha se Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë britanike.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme në Londër. Ngushëllime miqve dhe familjeve të viktimave. Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë britanike”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social “Twitter”

Ky është sulmi i tretë terrorist në Britani të Madhe brenda tre muajsh./21Media

Back to top button