Sipas Hoxhajt ky sulm është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit

Sipas Hoxhajt ky sulm është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, në fillim dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore në Serbi.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se ky sulm është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës.

“Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, fillimisht dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore serbe. Ky sulm, është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.

Të mërkurën, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës dhe se është dëmtuar stema e shtetit të Kosovës./21Media