Hoxhaj: Të lehtësohen shkëmbimet mes dy vendeve

Hoxhaj vizitë zyrtare në Tiranë, koordinim për mbledhjen e dy qeverive

Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron sot për vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka zhvilluar agjendë të ngjeshur takimesh me liderët e shtetit shqiptar. 

Hoxhaj ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë diskutuar për mbajtjen e mbledhjes së ardhshme të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, më 24 prill 2017. 

Ndërsa në takimin e ndarë të zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dy homologët kanë diskutuar detajet e përgatitjes së mbledhjes dhe temat e mundshme të diskutimit. 

Hoxhaj ka thënë se qëllimi i mbajtjes së kësaj mbledhjeje është që të arrijmë të dalim me një listë aktivitetesh dhe qëllimesh të matshme në mënyrë që .  

“Qëllimi i mbledhjes së sivjetme të qeverive tona është që të arrijmë ta kemi një qasje më reale ndaj çështjeve që i preokupojnë dy qeveritë dhe qytetarët tanë dhe të dalim me një listë temash, aktivitetesh dhe qëllimesh të matshme që të arrijmë të bëjmë lehtësime të shkëmbimeve ekonomike, kulturore, turistike, tregtare dhe shumë fusha të tjera mes dy vendeve”, ka deklaruar ministri Hoxhaj në konferencën e përbashkët për media me homologun Bushati.

Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj ka takuar edhe Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës, në procese shumë të rëndësishme për vendin. 

Kryediplomati kosovar ka takuar edhe liderin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa do të zhvillojë takim, më pas, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. /21Media

Back to top button