Telefoni pritet të ketë sistem me katër kamera që zhvendoset në këndin e sipërm të majtë

Telefoni pritet të ketë sistem me katër kamera që zhvendoset në këndin e sipërm të majtë

Gjatë muajit të kaluar ka pasur informacione për telefonin e ardhshëm Huawei Nova 6, si dhe variantin e tij 5G, që do të dalë më 5 dhjetor.

Tani njoftuesi Slashleaks bëri të ditur se Huawei po planifikon gjithashtu një version buxhetor të telefonit, të quajtur Nova 6 SE.

Kur bëhet fjalë për dizajn, Nova 6 SE përkujton modelin Nova 5z, i cili është lëshuar muajin e kaluar dhe përmban një ekran me ‘dhëmbë’ dhe një sistem me katër kamera në pjesën e pasme.

Një poster i Huawei Nova 6 SE zbulon se telefoni do të ketë një ekran të ngjashëm dhe një sistem me katër kamera që zhvendoset në këndin e sipërm të majtë.

Ekrani pritet të mbetet një IPS LCD, pasi telefoni Nova 6 SE do të synojë segmentin e tregut të mesëm. Në anën e djathtë të kornizës është një sensor i gjurmëve të gishtërinjve, së bashku me butonat e kontrollit audio.

Një tjetër poster është lëshuar, duke zbuluar se telefoni do të përdorë çip Kirin 810 dhe do të mbështesë supermbushësin Huawei 40W.