Shtetet e Bashkuara kanë kufiziuar përdorimin e Huaweit

Shtetet e Bashkuara kanë kufiziuar përdorimin e Huaweit

Huawei ka ngritur një padi ndaj qeverisë amerikane, pasi kjo e fundit u ka kufizuar përdorimin e produkteve të kësaj kompanie disa prej agjencive të saja federale.

BBC shkruan se në padi, thuhet se qeveria ka dështuar të sillte dëshmi për këtë ndalim, ndërsa kompania ka refuzuar se ka ndonjë lidhje me qeverinë kineze.

“Kongresi i SHBA-ve në vazhdimësi ka dështuar të shpalosë ndonjë dëshmi që mbështet kufizimin e produkteve të Huawei. Ne jemi të detyruar që të ndërmarrim këtë veprim ligjor si mjetin e duhur dhe të fundit, pasi ky ndalim është i paligjshëm dhe dëmton konkurrencën e ndershme”, ka deklaruar shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Guo Ping.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufizuar përdorimin e Huaweit pas shqetësimeve për sigurinë kombëtare, duke aluduar se qeveria kineze spiunon përmes mjeteve të kësaj kompanie.

Gjithashtu, ata po lobojnë tek vendet aleate që të bojkotojnë produktet e kësaj firme.