Kapiteni i Tottenham u zëvendësua nga Paulo Gazzaniga

Kapiteni i Tottenham u zëvendësua nga Paulo Gazzaniga

Portieri i Tottenham, Hugo Lloris pësoi një dëmtim të frikshëm në bërryl, kur Brighton shënoi golin  e epërsisë.

Portieri francez bëri një gabim trashanik, duke ia falur topin sulmuesit Maupay, që shënoi me portën e boshatisur. Lloris u dëmtua rëndë pasi e vendosi keq dorën në tokë, në përpjekje për ta parandaluar golin.

Kapiteni i Tottenham u zëvendësua nga Paulo Gazzaniga dhe fansat duartrokitën kur ai doli nga fusha me barelë.

Sipas BT Sport, ai bërtiti në dhimbje, kur u transportua përmes tunelit dhe iu dha morfinë shtesë për të luftuar dhimbjet, përpara se të dërgohej në spital.

32-vjeçari rrezikon të qëndrojë për një kohë të gjatë në infermieri, derisa të riaftësohet plotësisht. Në raste të tillë parashikohet një mungesë të paktën 3-mujore./21Media