Ngjarje e rëndë në Durrës

Ngjarje e rëndë në Durrës

Një fëmijë 3 vjeç humbi jetën në makinën e ambulancës së Spitalit të Durrësit. Sipas mjekëve ai u mor nga një kopsht privat ne gjendje të rëndë ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.

Nga të dhënat e para dyshohet se fëmijës i ishin bllokuar rrugët respiratore për shkak të ushqimit. Mjekët janë përpjekur ta kthejnë në jetë, por pa rezultat.

Policia bëri të ditur se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen e po merren ne pyetje punonjësit e kopshtit privat.