Fillimisht u dyshua për një problem kardiak

Fillimisht u dyshua për një problem kardiak

Mesfushori francez i ChelseaS, N’Golo Kante ka përjetuar një moment të keq të premten e shkuar, teksa ka humbur ndjenjat përgjatë seancës stërvitore përpara ndeshjes me Manchester Cityn.

Francezi është përplasur pa ndjenja në tokë në Cobham duke krijuar panik te shokët e skuadrës.

Mjeku i skuadrës ka mbërritur në pak sekonda dhe ka marrë në kontroll gjendjen e futbollistit. Fillimisht u dyshua për një problem kardiak, por kontrollet e specializuara kanë konfirmuar shëndet të mirë të futbollistit.

Mesfushori energjik ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e radhës kundër Manchester City, por mëngjesin e ndeshjes nuk është ndjerë mirë dhe stafi mjekësor për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm e ka lënë pushim. Atë pasdite u lajmërua dhe lajmi i kobshëm për vdekjen e parakohshme të Davide Astorit.

N’Golo Kante është stërvitur të hënën pasdite me skuadrën në Cobham dhe me shumë gjasa do të jetë gati për takimin e fundjavës kundër Crystal Palace, si edhe të mërkurën e ardhshme kundër Barcelonës në Champions League.