Shtetasi A.M gjendet nën kujdesin e mjekëve

Shtetasi A.M gjendet nën kujdesin e mjekëve

Një 28-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas- Qaf Thanë.

Shtetasi me inicialet A.M., nga Librazhdi, duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për ndriqimin e shkakut të aksidentit, raporton oranews.