Adoleshenti vuante nga mbipesha

Adoleshenti vuante nga mbipesha

Adoleshenti nga Ohio në SHBA-ve, Michael Watson ka gjetur një mënyrë të përkryer për të humbur kilogramët e tepërt që për vite të tëra ishin problem për të.

Michael Watson ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të rezultatit të humbjes së peshës.

Pas shumë viteve probleme me mbipeshën, Michael vendosi të ndryshojë mënyrën e jetës, por, duke mos bërë  ushtrimet në palestër apo ndonjë lloj diete, thjesht rrugën për në shkollë e bëri duke ecur pavarësisht kushteve klimatike.

E pasi që ishte këmbëngulës , ai arriti që të humb mbi 50 kilogramë, dhe tani thotë se planifikon të diplomojë dhe të vazhdojë jetën si një djalosh plotësisht i shëndetshëm. /21Media