Gjermani rikthehet pas tri sezonave të kaluara te bavarezët

Gjermani rikthehet pas tri sezonave të kaluara te bavarezët

Mbrojtësi gjerman, Mats Hummles zyrtarisht është rikthyer te Borussia Dortmundi, duke e kompletuar transferimin nga Bayern Munich.

Hummles në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës, por që kaloi vite më parë në Allianz Arena.

30-vjeçari është rikthyer te Dortmundi pas tre sezonesh të kaluara te bavarezët për shumën e 30 milionë eurove.

Hummles shijoi tri vite të suksesshme te Bayerni, duke fituar tri herë radhazi Bundesligën dhe Supërkupën, ndërsa njëherë fitoi DFB Pokal./21Media