“Humoristi” i publikon video, 15 vjeçarja nga Ferizaji tenton vetëvrasjen

(E plotësuar)

Familjarët të shqetësuar për vajzën

Një vajzë 15-vjecare nga Ferizaji ka tentuar t’i japë fund jetës, pasi një video e saj është publikuar në Instagramin e një humoristi.

Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë ndërkohë familjarët janë shprehur të shqetësuar pasi vajzës i është shkelur privatësia. Sipas familjarëve, vajza kohë më parë ka realizuar një video live në Instagram ku shfaqej duke biseduar me shoqërinë, por pak kohë më pas videoja është publikuar nga një person i quajtur Burim Ademi, që e shfrytëzon Instagramin e tij për të publikuar video ‘vines’ ose për të bërë humor me video që qarkullojnë në rrjete sociale, transmeton Metro.

Burim Ademi nga Ferizaji, është mjaft i njohur në Kosovë për humorin e tij që zakonisht e përçon përmes videove të publikuara në rrjetet sociale.

Pas publikimit të lajmit në portalet shqiptare, Ademi ka reaguar menjëherë, shkruan rtv21.tv

“Un video te tilla kom bo gjithmon dhe krejt e din qe un thjesht hajgare boj veq i imitoj asgje ma shume,po kto Mediat tona Mizen Buall ta bojn 👍” ka shkruar ai bashkangjitur edhe me foton e meposhtme.

 

 

Ndersa dy orë me vonë erdhi edhe reagimi i dytë i Burimit ku thuhet: “Po ju o Portale për këtë Bajram kom ndihmu 50 familje me gjëra ushqimore dhe me para asnjo nuk shkrujtët për mu, e tash për një video që e kom bo keni shkrujt gjithcka, njerzt gjdo dita po bojn krime askush nuk merret me ta e shihe per 1 video timen u bo nami, Marre ju koft”.

 

Back to top button