Veseli fton ndërmarrësit që të investojnë

Veseli fton ndërmarrësit që të investojnë

Ligji për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit sot ka hyrë në fuqi. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas Veselit, ky ligj do t’i rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh.

Veseli ftoi ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në Kosovë.

“Sot hyri në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili do të rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh. Në rrjedhën e viteve, Partia Demokratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private. Unë ftoj të gjithë ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna”, shkroi Veseli në Facebook./21Media