Hyri në shtëpi për një minutë, hajdutët i grabitën makinën me gjithë foshnje brenda

Ngjarje e pazakontë

Pasi të lexoni këtë histori do të mendoheni dy herë para se të lini foshnjën vetëm në makinë dhe të lëvizni qoftë dhe për disa minuta disa metra më tutje. Një nënë në SHBA, njoftoi policinë e Athens-Clarke, Atlanta se foshnja e saj 11 muajshe ndodhej në makinën që ishte rrëmbyer nga grabitësit.

Gruaja kishte vendosur foshnjën në makinën e parkuar para derës së shtëpisë dhe për një moment kishte hyrë në shtëpi për të marrë diçka. Ky moment është shfrytëzuar nga grabitësit të cilët kanë rrëmbyer makinën.

Por, kur kanë parë që në sediljen e pasme ndodhej foshnja, e kanë braktisur disa milje më tutje në një parkim në Oconee County, në Karolinën Jugore.

Foshnja është gjetur një orë më vonë dhe në një video të publikuar nga policia, efektivët e përqafojnë dhe përpiqen ta mbajnë ngrohtë.

Makina ishte vjedhur mbrëmjen e së dielës, kur nëna kishte lënë makinën ndezur dhe ishte futur në shtëpi për të marrë diçka.

“Hetuesit po shikojnë kamerat për të zbulur se kush ishin hajdutët”./oranews

Back to top button