Poezi nga Ag Apolloni

Poezi nga Ag Apolloni

”Hyri”

Femna me cigare sonte më rrinë pranë.

– Mos m’kqyr ashtu! , thu me bezdi.
– Pse jo , t’them. Ti m’ngrive sikur zanë.

Dita pin pak terr, un pak venë pijë.
Me kambën mbi kambë ti pin duhan.
Nga vena dhe tymi mezi t’shof n’sy.

– Pse pi kaq shumë? , m’pyet. Ti s’ke vetëbesim!
– Ti, pija dhe dija – un besoj n’kto tria!
– Ti je rob i fjalëve, thu me nxitim.
– Dhe ti je mbretneshë e ndjenjave t’mija

Hahaha! N’turbullim e tym na braktis mërzia.