Valencia i ka bërë një ultimatum Napolit

Valencia i ka bërë një ultimatum Napolit

Pas dëmtimit që pësoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Cristiano Piccini, skuadra e Valencias është detyruar që të futet përsëri në merkato.

Dhe i zgjedhuri për prej tyre është pikërisht mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj. Palët midis tyre tashmë e kanë gjetur akordin, por duhet që të bindin dhe Napolin.

Drejtuesit e klubit napolitan kërkojnë 25 milionë euro për shërbimet e tij, por spanjollët ofrojnë 20 milion euro.

Në këtë formë, Valencia i ka bërë një ultimatum Napolit, pasi nuk kërkon të shpenzojë shumë në këto momente të merkatos. Ndërsa, mund të kërkojë edhe për goditje low cost.

Hysaj ju pëlqen shumë drejtuesve të skuadrës spanjolle, prandaj po insistojnë më shumë tek shkodrani. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ofron më shumë siguri në mbrojtje dhe është shumë i fortë fizikisht.

Tashmë ata po presin vetëm Napolin që të bie dakord që të uli ofertën, pasi gjithçka tjetër është gati.