Hysaj kërkohet nga klubet e Premier Ligës

Shqiptari Elseid Hysaj i cili luan për klubin italian Napoli është një mbrojtës krahu mjaft i kërkuar nga shumë klube evropiane

Mbrojtësi i djathtë është lidhur me një kalim në ligën angleze tash e sa kohë, mirëpo tani agjenti i tij ka konfirmuar interesimin e klubeve angleze.

Agjenti i reprezentuesit shqiptar ka pranuar se ka pasur kontakt nga klubet angleze si Manchester United e Arsenal për mbrojtësin 23 vjeçar, shkruan rtv21.tv.

Hysaj konsiderohet si një futbollist mjaft i dobishëm dhe një prospekt i nxehtë për të ardhmen. Agjenti i tij Mario Giuffredi ka deklaruar se disa klube nga Gjermania e Anglia po interesohen për Hysajn, mirëpo ai nuk është në nguti që të largohet nga Napoli.

Hysaj gjatë këtij sezoni ka pasur 43 paraqitje për klub dhe kombëtare, dhe ka blinduar krahun e djathtë në të dyja klubet ku paraqitet./21Media

Back to top button