Hyseni: LDK nuk është e interesuar për zgjedhje të reja

Hyseni flet pas konstituimit të Kuvendit

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni në emisionin “Click” në RTV21, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e interesuar për zgjedhje të reja.

“LDK-ja është më së paku e interesuar që vendin ta çoj vendin në zgjedhje, pavarësisht që ajo sipas gjitha gjasave do të jetë opozitë për shumë arsye”, ka thënë Hyseni.

Ai tutje ka thënë se qytetari i Kosovës është lodhur nga zgjedhjet e shpeshta dhe pritjet, shkruan rtv21.tv

Sot u konstitua Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. U zgjodhën edhe pesë nënkryetarë të Kuvendit: Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, Kujtim Shala nga LDK-ja, Memli Krasniqi nga PDK-ja , Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga komunitetet joshumicë.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve, i hapi rrugë formimit të Qeverisë së re./21Media

 

Back to top button