Hyseni për VV-në: Gabim elementar të vendosesh vija të kuqe për koalicon

“Nuk do të duhej të mbyllej dera për futjen në koalicion të ndonjë partie tjetër shqiptare “

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni në emisionin “Argument Plus” në RTV 21 tha se përveç Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike në koalicion do duhet të përfshihet edhe një parti tjetër shqiptare.

“Nuk do të duhej të mbyllej dera për futjen në koalicion edhe të një partie tjetër, pse jo të AAK-së, pse jo të Nismës që të krijohet një shumicë stabile shqiptare .”, tha Hyseni.

Ai shtoi se një gjë e tillë është në dorë të Vetëvendosjes, por vendosen e vijave të kuqe nga VV për të mos bërë koalicion me partnerët e PAN, Hyseni e cilësoi si gabim elementar./21Media

Back to top button